Greqi / Shqiptari vrau bashkëkombasin për borxhin prej 130 mijë euro

19.05.2020 13:35:20

Zbardhet vrasja e ndodhur në datën 10 maj të këtij viti, në lagjen Artemidha të Athinës. Sipas policise greke është vënë në pranga shtetasi shqiptar Vangjel Shabani 34 vjeç, i cili akuzohet se ka ekzekutuar me thikë 65 vjeçarin Altin Kotreli.

Policia greke thotë se krimi makabër që tronditi Greqinë u krye për një borxh prej 130 eurosh që viktima Kotreli i kishte boxh autorit Shabani.

Sipas hetuesve, dy burrat u zunë fillimisht me një sherr verbal dhe në vazhdim autori nxorri një thikë dhe e goditi në gjoks dhe bark.  Ndonëse ai u dërgua në spital, mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

I pyetur prej hetuesve, autori pranoi se kishte mosmarrëveshje me viktimeë dhe se e kishte goditur atë, por nuk kishte dashur ta vriste. Autori u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg pa afat.