Greqia deklaron gjendjen e emergjencës, pas zjarreve në pyje

25.07.2016 20:23:31

Repartet e zjarrfikësve ende nuk kanë mundur ta vënë situatën në kontroll, pasi zona është e ndikuar nga erërat e forta dhe temperaturat janë tepër të larta.

Raportohet se janë rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve në të paktën gjashtë fshatra.

Zjarret e sotme konsiderohen më të fuqishmet në vitet e fundit, raporton “Kathimerini“, raporton panorama.

Greqia ndodhet në gjendje emergjence pasi në ishullin Hios në Egjeun lindor kanë rënë zjarre të mëdha prej mëngjesit të së hënës.