Greva e SBASHK-ut po cilësohet e paarsyeshme

20.01.2019 23:14:08

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka vendosur që të vazhdojë grevën mirëpo, ky vendim po shihet i paarsyeshëm.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, vendimin për vazhdimin e grevës në arsim po e cilëson si të paarsyeshme, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi për media, AVONET e ka cilësuar SBASHK-un një grup me interesa personale, ndërkaq vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave e ka cilësuar si respekt për sistemin arsimor.

“Vendimi i kryeministri të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për rritje të pagave tregon se institucionet e Republikës së Kosovës respektojnë këtë sektor, andaj AVONET, kërkon nga SBASHK-u të ndërpres grevën dhe të filloj mësimin dhe po ashtu kërkojmë nga kryetarët e komunave që të kërkojnë përgjegjësi prej udhëheqësve të shkollave për të filluar mësimin”, thuhet ndër të tjera në njoftim, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i AVONET pa ndërhyrje:

Greva e pa arsyeshme, SBASHK-u një grup me interesa personale!

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen me të cilën ka krijuar SBASHK-u, duke mos zhvilluar procesin arsimor në Republikën e Kosovës.

Një gjendje jo e mirë e cilësisë në arsim, me shumë probleme, mos angazhim i duhur i mësimdhënësve, nuk ka arrit të kemi një cilësi të duhur në këtë sektor, po ashtu SBASHK-u ka iniciuar të këtë greva, që drejtpërdrejt pësojnë nxënësit, studentët, këto pasojë duhet të jetë një përgjegjësi e madhe e krerëve të SBASHK-ut.

Sipas një analize të bërë del që mësimdhënëseve nga viti 2003 deri më tani ju është rrita rroga në vazhdimësi, por jo disa nga sektorët e veçantë si janë inspektorët, mjekët, policë, pjesëtarët e FSK-së, zjarrëfikësat, shërbyesit civile, e shumë të tjerë të cilët kanë pasur rezultate më shumë se sa sektori i arsimit.

Vendimi i kryeministri të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për rritje të pagave tregon se institucionet e Republikës së Kosovës respektojnë këtë sektor, andaj AVONET, kërkon nga SBASHK-u të ndërpres grevën dhe të filloj mësimin dhe po ashtu kërkojmë nga kryetarët e komunave që të kërkojnë përgjegjësi prej udhëheqësve të shkollave për të filluar mësimin.