Gropat e rrezikshme të Drenasit (Video)

13.08.2016 23:55:58

Të shpeshta janë gropat në Komunën e Drenasit. E, rreziku që paraqesin ato për jetën e qytetarëve, ka bërë që Inspeksioni i kësaj Komune të hartojë një plan për eliminimin e tyre.

Edhe pse numri i këtyre gropave është i madh në tërësi, më shumë se 10 nga to cilësohen me rrezikshmëri të lartë. Në gjithë Komunën e Drenasit, vetëm dy të tilla janë nga vendnxjerrjet e zhavorrit, me leje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor.

Në Llapushnik të Drenasit, këto gropa janë në numër të shumtë. Kjo po i shqetëson banorët e kësaj pjese që thonë madje se në këto gropa më herët ka pasur edhe viktima.