Grua e hekurt në luftë për liri/ Vargjeve nga Rudi Berisha

15.01.2021 23:54:37

 

(Zahide Shaban Jashari)

Fytyra e saj shndrit si drita e hënës

Në shpirt mban ngrohtësi të nënës

Fjalët e saj ngritën trima në përmendore

Madhështia e nënës Zahide Geci Jashari

Në kokë mban Shamin e kombit shqipta

Në ngrohtësinë e dielli përkundi djepa lirie

Duke kënduar këngën te koka e fëmijëve

U bëfshi dëshmor për kombin shqiptar

Ne kullën ku përherë po valonte flamuri

Ngjyrat e shqipes po rrini mbi kokën e Ademit

Hamza ja thotë këngës me çifteli i ulur këmbëkryq

Nëna Zahide i përqafoi e ju dhuroi kurorën

Nënë qe lindi trima u kthyen në dëshmor

Plumbat i bën edhe me të fortë gjatë udhës

Në Shamin e nënëlokes ishte qëndisur jeta

Në mes furtunës dhe vdekjes po qëndron lokja

Me pushkë në dorë e kurrë nuk u nënshtruan

Vdekjes i dolën ne ballë për Dardani Antike

U flijuan për liri qe të jen gjallë pas vdekjes

Në historinë e atdheut emri ju shkrua Zahides

Ranë në gjumë qe të zgjohen të rilindur

Koha i mban mbi kulla fotografin në flamur

Qielli ndriçon me figurën e nënës se betuar

Lirinë me fituar o te gjithë të vdesim për atdheun

Amaneti i saj udhëtoi ne adresën me emër

Gjak për liri e shkëmb në fortës të atdheut

Shqiponja e përqafoj e morri në fluturim në qielli

Nënë Zahide Jashari grua e ngritur në kurorë-lirie

Dardani, 2019