Gruaja e kërkon pas 20 vjetësh bashkëshortin: U nis emigrant në Itali dhe nuk u kthye më

25.10.2016 13:37:58

Një 55-vjeçare nga Durrësi, ka bërë kallëzim në Policinë e këtij qyteti për zhdukjen e bashkëshortit të saj 20 vite më parë. Sipas të dhënave zyrtare, 55-vjeçarja Flora Vrioni ka denoncuar dje në polici për të disatën herë, humbjen e bashkëshortit të saj që në vitin 1996.

Në deklaratën e dhënë në polici, gruaja ka treguar se bashkëshorti i saj Muhamet Vrioni i datëlindjes 15.06.1956, aktualisht 60 vjeç është larguar nga banesa në drejtim të Italisë që në muajin tetor të vitit 1996 dhe nuk është kthyer më.

Në atë kohë 40-vjeçari Vrioni emigroi për në Itali për arsye ekonomike, por humbi çdo gjurmë dhe familjarët nuk patën asnjë informacion për të. Ata kanë bërë denoncim dhe disa herë të tjera duke kërkuar nisjen e hetimeve.

Policia e Durrësit njoftoi se ka nisur punën për gjetjen e tij ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.