Gruaja e rrah burrin dhe ikën nga shtëpia

03.02.2019 14:33:19

Në Prishtinë dje një burrë është rrahur nga gruaja.

Viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, thuhet në raportin ditor të policisë.

Burri nuk ka dashur të marr tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara nuk është intervistuar pasi nuk është takuar në shtëpi.

Prokurori kujdestar është njoftuar dhe rasti po hetohet.