Gruaja kërcënon se do të hidhet nga taraca e shtëpisë (Video)

22.07.2016 10:55:02

Një ngjarje e minutave të fundit po ndodh në Tiranë, ku një grua e cila nuk lejon që ti merret banesa ka hipur mbi çatinë e banesës së saj duke kërcënuar se do të hidhet nga çatia nëse banesa do ti konfiskoket. Shtëpia ku po ndodh ngjarja ndodhet pranë shkollës “Lidhja e Prizrenit”.

Sipas zonjës që kërcënon se do të hidhet familja e saj dhe që identifikohet me emrin Mira, familja e saj e ka fituar pronën në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në Gjykatë e Shkallës së Lartë. Ndërkohë që po sipas saj familja Çali nuk ka të drejtë mbi pronën. Ndërkohë që përmbaruesit kanë shkuar për të konfiskuar pronën.