GRUAJA POLICE–mbrojtese e rendit, ne sherbim te qytetareve znj. Pranvera Kullolli

Nga Luan Kalana
Është një përvojë vetjake, mund të sjellesh fakte ,mbresa e dëshmi reale, më shumë se kushdo, mund të flassh e shkruaj libra të tërë, për një grua familjare, police të shtetit. “Që të gjitha më duan e respktojne dhe drithërohen për mua,vecanerisht qytetaret, koleget eproret, te gjithe duan te tregojne nga nje episod falenderime per te.Pranverën, apo Verën si e thërresin, vetëm për një fakt.Ajo eshte nje grua familjare me dy vajza te ritura ,mban e pleqëron Nenen 90-vjeçare me gjithë të mirat, kur njihen kushtet jo të mira mjekësore dhe ekonomike në Shqipëri. Zoti ia shpërbleftë dhe ia paçim borxh në dasmën e gocave! Vera ka një familje të thjeshtë, me një burrë ish-ushatarak, i sëmurë, tani në pension dhe me dy vajza të shkëlqyera që shëtitën si nomade nëpër Shqipëri: në Ersekë, Korçë, Moglicë, Devoll, Tiranë e së fundi të stabilizuar në Elbasan. Elsa, pasi mbaroi universitetin punon ekonomiste në një zyrë shtetërore me përkushtim dhe devotshmëri. Aurela, studente e shkëlqyer ne vitine fundit te Fakultetit të Mjeksise në Tiranë, ish-laureate e medaljes së artë dhe e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës ne Shqiperi, tashmë shumë e njohur edhe nga intervista televizive. Sa për të ngacmuar kujtesën e lexuesit i përmenda këto fakte, po, për të qenë modest dhe i besueshëm, po citoj vetëm disa rreshta nga gazeta KONICA.AL për Verën: “Pranvera Kullolli në Elbasan është ndër gratë që kanë zgjedhur të bëjnë një profesion që deri tani kemi parë vetëm burra dhe ia ka dalë.
Të gjithë e kanë parë duke shoqëruar grupe të burgosurish në gjykatën e Elbasanit gjatë gjykimit të tyre. Përveçse nga shtati, ajo të bën përshtypje për komunikimin. Është gjithmonë një natyrë e qeshur, mjaft aktive dhe e përkushtuar në detyrën e saj. Duket se historikisht familja e saj është e lidhur me uniformën. Babai i saj, Memedaliu, ish partizan i vjeter dhe ushtarak, oficer me grada dhe për një kohë të konsiderueshme shërbeu në pozicione të rëndësishme në Tiranë dhe zona të tjera të Shqipërisë. Në periudhën e transferimit nga kryeqyteti drejt zonave të thella, derisa doli vullnetar per teshkuar epunuar ne fshat. Ai u kthye në vendlindje,Vishocice ,Devoll ku shërbeu sërish në pozicione shtetërore por jo në ushtri. Pranvera tregon se i ati kishte ëndërr, dëshironte që një fëmijë t’i bëhej ushtarak, por asnjë prej tyre për shkak të rrethanave nuk vazhdoi drejtpërdrejtë këtë profesion. Fati e deshi që një nga vajzat e tij të martohej me një oficer dhe për shumë vite të trajtohej si grua ushtaraku. Me ndryshimin e sistemeve dhe faktit që një ditë privilegjet e bashkëshortit ushtarak do të mbaronin, Pranvera nisi studimet. “Për 15 vjet u trajtova si grua ushtaraku por një ditë do të merrte fund dhe vendosa të vazhdoj shkollën. Isha 38 vjeç kur e fillova. Nuk ishte dhe aq e lehtë, jo vetëm për faktin që duhet të kujdesesha për familjen, por edhe për moshën që na paragjykonin. Mbarova në 2007 për mësuesi. Nuk mund të them se isha më e mira, por ndër dhjetë më të mirët patjetër. Fillova punënne nje pozicion tjter te panjohur e te veshtire ,police ne gjykate pastaj ne burg Fillimisht tek grupi i kontrollit më pas në grup shoqërimi. Si grup shoqërimi për të burgosurit kam punuar për 6 vjet. Së fundi jam operatore kamerash”. Edhe pse mbështetësin kryesor për punën në paraburgim kishte bashkëshortin, sërish paragjykimet, fakti që ishte e vetmja femër në grup shoqërimi e ndoqën gjatë të gjithë viteve të punës. “Punova katër muajt e parë në kontroll e më pas në grup shoqërimi. Në fillim më thanë që tre ditë do rezistoja pasi nuk do ta bëja dot. Në asnjë moment nuk u dorëzova dhe është viti i njëmbëdhjetë i punës brenda paraburgimit. Vështirësitë kanë qenë të mëdha. Më kanë paragjykuar jo vetëm për punën, por edhe për trupin apo pamjen, por unë mendoj se kam një armë të fortë, që është komunikimidhe miresjellja me te gjithe . Sigurisht që edhe më kanë vlerësuar, më kanë quajtur burrneshë në disa raste. Jam munduar të bëj punën sa më mirë. Ne si familje ushtaraku kemi një moto: Do vdesim në këmbë dhe jo duke u zvarritur e jargavitur”. Edhe pse e shoqëruar me meshkuj në pjesën më të madhe të viteve të punës, Pranvera tregon se është ndjerë e vlerësuar madje në situata të vështira ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e kolegëve të saj. “Jemi përballur edhe me incidente. Një herë në sallën e gjyqit acarohen familjarët, kërcënojnë prokurorin dhe situata po agravohej. Ne si skuadër me shpejtësi morëm të pandehurin e dolëm nga salla duke evituar ngjarje të papëlqyeshme. Për fat të mirë nuk kemi pasur raste të rënda që do të na peshonin pasi gatishmëria ka qenë gjithmonë rregulli i parë i punës”. Edhe pse përfundoi arsimin si edukatore, Pranvera thotë se do të vazhdojë në profesionin e ri te polices . “Të bëhesha edukatore e kisha ëndërr, por tani me këtë punë që kam bërë ndjehem mirë dhe do të vazhdoj të jem këtu ku jam. Me këtë profesion kam përmbushur disi ëndrrën e babait, që dëshironte që një fëmijë të bëhej ushtarak”. Edhe tani pas kaq vitesh ne detyrë, kolegët e punës flasim me simpati e respekt për të. E nderojnë edhe të burgosurit që janë brenda telave, por edhe kur dalin e pas vitesh e kujtojnë me shumë respekt për korrektësinë dhe dashurinë njerëzore në këtë detyrë të vështirë dhe delikate. Për të gjitha këto e shumë të tjera të pashkruara, jemi krenar për këtë grua model, motër e dashur, burrneshë edukatore, e ndershme dhe fisnike. -” Te jesh police ,grua familjare,eshte nje detyre e veshtire por dhe nje mision fisnik ,-e mbyll fjalen e saj duke treguar per veten ,me modesti Pranvera ,-sepse mbron rendin e shtetit,paqen e qetesine ,familjet e femijet tane,gjithnje ne sherbim te qytetarve,pa interesa partiake !
Florida ,SHBA.