Gruevski: Siç luftoj për maqedonasit ashtu luftoj edhe për shqiptarët, nuk i ndaj asnjëherë

04.01.2017 19:33:48

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në vazhdimin e intervistës për portalin “Republika” tha se pohimet se partia e tij dhe ai janë nacionalist dhe shovinist janë të shtrembëruara. Ai thotë se ajo që është nacionaliste dhe ka rrahur shqiptarët është vetëm LSDM-ja, e cila sipas tij ka sjellur edhe ligje kundër shqiptarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si mund të jem unë nacionalist, kur natën vonë në vitin 2015 isha politikani i parë në vend që shkova në Shipkovicë, Reçicë të Vogël dhe të Madhe, kur ju duhej ndihmë qytetarëve që të shpëtojnë nga vërshimet, tu ndërtohen shtëpitë, tu sillet uji dhe rryma. Urdhërova që ushtria të veprojë dhe tu ndihmojë qytetarëve. A është kjo nacionalizëm apo urrjetje ndaj dikuj? E njëjta ndodhi edhe vitin e kaluar në Gazi Babë, ku sa i ndihmuam maqedonasit aq ndihmuam edhe shqiptarët. Siç luftojë për maqedonasit ashtu luftoj edhe për shqiptarët, asnjëherë nuk i kam ndarë”, tha Gruevski.

Kjo ka qenë intervista e dytë e Nikolla Gruevskit për portalin “Republika”, ndërsa nga ky portal njoftojnë se kjo intervistë do të ketë edhe pjesën e tretë.