Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka treguar pse nuk ka qenë asnjëherë në vizitë zyrtare në Kosovë.
“Zotëri Hashim Thaçi ka qenë tek unë si kryetar i Qeverisë dy herë: një herë para se të vijë në pushtet, pastaj edhe një herë pasi erdhi në pushtet”, ka shtuar Gruevski.
“Ndoshta për atë ka kontribuar fakti që ne shpesh takoheshim jashtë”, ka thënë ai.
“Shpesh kemi marrë pjesë në forume të ndryshme, në suaza të të cilave kemi realizuar takime”, ka kujtuar Gruevski.
“Ndoshta kjo ka kontribuar që më rrallë të bëjmë takime bilaterale, ndonëse jemi aq afër, 90 km jemi distancë”, ka thënë ish-kryeministri maqedonas.