Grupet parlamentare me një reagim dënojnë sulmet mbi Kuvendin, por nuk pajtohet VV

05.08.2016 12:53:59

Grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës kanë nxjerr një deklaratë për ta dënuar sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Letrën në emër të grupeve e ka lexuar deputetja Blerta Deliu Kodra, ndërsa këtë e ka kundërshtuar VV-ja.

“Ne përfaqësuesit e zgjedhur të e popullit dënojmë sulmin kriminal mbi kuvendin e Kosovës. Ky është një sulm ndaj shtetit tonë. Mosmarrëveshje tona duhet t’i zgjedhim  me dialog dhe jo përmes dhunës dhe ftojmë organet e sigurisë për zbardhjen e këtij sulmi”, thuhet në letrën e grupeve parlamentare, por që është duke e kundërshtuar Vetëvendosje.