Fytyra e tyre e vërtetë është humanizmi. Grupi i vullnetarëve që ndihmon institucionet në menaxhimin e karantinës në Prshtinë

27.03.2020 15:49:48

Mbi 300 qytetarëve të vendosur në Qendren studentore – Karantinë

Ata, sfidojnë rrethanat, kanë mposhtur frikën dhe i shërbejnë qytetarit të Kosovës

Faik Hoti

Nuk po ua shihni fytyrat. Por, fytyra e tyre e vërtetë është humanizmi. Janë grupi i vullnetarëve të angazhuar për të ndihmuar institucionet në menaxhimin e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, duke u përkujdes për mirëqenien e mbi 300 qytetarëve të vendosur në këtë qendër.
Ata, sfidojnë rrethanat, kanë mposhtur frikën dhe i shërbejnë qytetarit, familjes dhe shtetit të vet në këtë kohë të vështirë. Dhe, nuk janë pak. Rreth 250, deri tash… Shumë prej tyre janë në veprim: Në IKSHPK, në Klinikën Infektive, në Viti, në Han të Elezit, në Prishtinë, në Pejë, kudo ku e kërkon nevoja