Grupi NR ribashkohet në skenën e ‘The Voice of Albania’ (Video)

21.05.2017 15:44:47

Në fillimet e repit në vendin tonë grupi NR ishte ai që bëri ndryshimin, duke sjellë në skenë shumë hite.

Sot NR veprojnë si të ndarë, por kjo nuk do të thotë se janë shkëputur totalisht, këtë gjë e tregoi edhe veprimi i fundit i tyre, shkruan lajmi.net

Katërshja, BimBimma, Ergeni, Blund dhe Real 1 janë ribashkuar në skenën e ‘The Voice of  Albania’, në finalen e së premtës, duke ‘dridhur’ skenën siç bënin më parë.

Një muaj më parë dy nga ish anëtarët e këtij grupi, Ergeni dhe Bim Bimma ishin të ftuar në emisionin ‘Mirage’, ku deklaruan se mund të presim ndonjë bashkëpunim prej tyre si dy grupe të suksesshme.