Grushtohet Kreshnik Spahiu, arrestohet sulmuesi

25.02.2017 19:07:14

Një person ka qëlluar me grusht në fytyrë Kreshnik Spahiun, kreun e Aleancës Kuq e Zi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e stome tek çadrat e protestës së Partisë Demokratike, që janë vendosur pranë Kryeministrisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë shoqëruar të akuzuarin për dhunë, shtetasin Flamur Pirraci, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Sulmuesi është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1., Tiranë.

Policia nuk jep detaje në lidhje me motivin e sherrit mes Pirracit dhe Kreshnik Spahiut.