Guardiola befasohet nga futbollisti i Kosovës (FOTO)

09.12.2016 15:32:05

Skuadra e Manchester City ka mbetur i impresionuar me progresin që e ka bërë Bersant Celina në Twente.

Mesfushori kosovar po luan rregullisht në kampionatin holandez dhe është në formë të mirë.

Shefi i Twentes, Rene Ha dhe menaxheri i përgjithshëm, Jan van Halst kanë zbuluar se drejtuesit e Cityt janë të kënaqur me paraqitjet e  Celinës deri më tani shkruan GazetaOlle.com

“Ata i kanë statistikat dhe raportet dhe janë të kënaqur. Jemi të sigurt se Guardiola i ka shikuar ndeshjet tona dhe sigurisht se llogarit në Celinën dhe dy lojtarët tjerë që i kemi huazuar nga City, që t’i ketë në ekipin e parë në të ardhmen”, theksuan drejtuesit e Twentes.

Krahas përfaqësuesit kosovar, City i ka huazuar në Twente edhe dy lojtarë tjerë, Enes Unal dhe Yaw Yeboah.