Guardiola bindi Gabi Jesusin të shkojë te City

21.07.2016 16:05:45

Guardiola ka qenë vendimtar në transferimin e Gabriel jesus te Manchester Cityt.

Këtë mëngjes mediat kanë raportuar se City ka shkelur Interin dhe Realin në luftën për lojtarin, duke bërë Palmeirasin të pranojë 32 milionë eurot e ofruara.

Sport shkruan se Txiki Begiristain dhe Pep Guardiola kanë marrë vesh se lojtari ka pasur interesim për Barcelonën dhe ata kanë shkuar për të bindur se te City do ta bëjnë si te Barcelona.

Lojtari u impresionua nga dyshja dhe fjalët e Guardiolas, andaj vendosi që të nënshkruajë me Cityn.

Konfirmimet pritet të vijnë shumë shpejt.