Guardiola flet pas humbjes turpëruese nga Evertoni

15.01.2017 18:31:17

Pep Guardiola ka folur pas humbjes 4:0 nga Evertoni në Premierligë.

Spanjolli ka thënë se skuadra e tij ka krijuar mjaft raste, por nuk ia doli të gjente rrjetën.

“Ne kemi krijuar shumë mundësi, por nuk konkretizuam rastet”, deklaroi Guardiola.

“Bëmë punë të mirë në pjesë të parë dhe krijuam disa mundësi për të shënuar, por çfarë ndodhi pastaj, ishte se ne nuk shënonim”.

“Në këto situata të vështira ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, ka shtuar ai.