Guardiola: Më ka marrë malli për presionin e Bundesligës dhe La Ligas

17.04.2017 20:08:12

Trajneri i Manchester City Pep Guardiola thotë se e ka marrë malli për presionin e të trajnuarit në Bundesliga dhe La Liga, megjithëse thotë se i dashuron tifozët anglezë.

Ka qenë një sezon i parë jo i lehtë për Guardiola-n në Angli, futbolli i tij sulmues i kushtëzuar nga mangësitë në prapavijë ka bërë që ai të luftojë vetëm për një vend në Champions League. Tifozët e City kanë qëndruar pranë ekipit si në ditë të mira ashtu edhe në të këqija, me ekipin që ndodhet në vend të katërt në Premier League. Gjithsesi, ish-trajneri i Bayern Munich dhe Barcelona insiston se ekipet më të mira në botë arrijnë ta përballojnë me sukses presionin pas fitores 3:0 ndaj Southampton.“Ndonjëherë ti kupton se nuk mund të humbasësh, kur ndjen presionin, presionin e vërtetë pasi do të kritikoheshe jashtë mase, lojtarët bëjnë një hap përpara,” shprehet Guardiola. “A besojnë lojtarët se nuk mund të humbasin? Nëse do të bëhesh një klub më i fortë nuk mund të falësh pikë brenda në stadiumin tënd, pasi kualiteti është më i lartë dhe nuk mund të bëjmë hapa fals. Ndryshimi është mentaliteti, jo kualiteti, që është gjithmonë këtu. Këtu më mungon pas presioni. Në Spanjë, sidomos në Gjermani, presioni është më i lartë për lojtarët, trajnerin dhe gjithë të tjerët – këtu është qetë. Tifozët na kanë mbështetur edhe në ditë të vështira, kjo nuk ndodh në Gjermani apo Spanjë.”