Gylen: Nuk kam asnjë keqardhje

10.09.2016 14:57:01

Fethullah Gylen, kleriku mysliman, i cili akuzohet nga qeveria turke për tentativën e dështuar të grushtit të shtetit, prej kohësh bën një jetë të tërhequr dhe të vetmuar dhe shumë rrallë pranon të intervistohet. Por, pas akuzave ndaj tij, ai është përpjekur të pastrojë emrin e tij dhe të mohojë akuza në adresë të tij.
Gyleni së fundmi ai pranoi që t’u përgjigjet një pjesë të pyetjeve me shkrim të “POLITICO”. Më poshtë janë pyetjet dhe përgjigjet e plota të intervistës me klerikun mysliman:

Ju këmbëngulni që lëvizja juaj është paqësore, jo politike. Por, burime të shumta më kanë thënë që lëvizja Hizmet ka dhe një anë të errët të saj – ku individë të kësaj lëvizjeje janë përgatitur me kujdes që të depërtojnë në qeveri dhe profesione të tjera me qëllimin marrjen e pushtetit. A është e vërtetë kjo? Nëse jo, a është e mundur që këto aktivitete të ndodhin pa dijeninë tuaj?

Para se të vija në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam shërbyer si predikues për gati 30 vite dhe miqtë e mi kanë vazhduar që të botojnë predikimet dhe bisedave të mia, edhe pasi jam vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë botuar mbi 70 libra, të cilat i referohen shkrimeve, predikimeve dhe bisedave të mia. Është e natyrshme që në rradhët e qeverisë turke ka njerëz që ndajnë disa nga pikëpamjet e mia, ashtu sikundër ka nga që nuk ndajnë të njëjtat mendime dhe pikëpamje me mua.

Predikimet dhe mësimet e mia gjithmonë kanë këshilluar dhe nxitur respektimin e ligjit, të vepruarit konform ligjit dhe në mënyrë etike. Nëse dikush që ndjek mësimet dhe predikimet e mia, vepron në mënyrë të paligjshme ose joetike, ose në qoftë se ata kundërshtojnë urdhërat e ligjshëm të eprorëve të tyre, kjo është një tradhëti ndaj mësimeve të mia dhe unë e mbështes plotësisht hetimin e tyre dhe vënien përpara përgjegjësive ligjore.

Nëse kushtet e mungesës së diskriminimit, institucionet qeveritare reflektojnë ngjyrat dhe modelet e shoqërisë së saj. Ne e dimë shumë mirë që në institucionet qeveritare turke ka njerëz me orientime të ndryshme politike dhe fetare, të tillë si nacionalistët, neonacionaistët, maoistët, kemalistët, alevitët, të majtët, simpatizantet e sufizmit dhe të tjerët. Për dekada me radhë, asnjë nga këto grupe nuk ka mundur që të jenë transparentë përsa i përket identitetit të tyre, me përjashtim të qemalistëve, dhe kjo ka ndodhur për shkak të profilizimit politik dhe diskriminimit ndaj tyre. Dhe tani, besnikëria ndaj Erdogani po zëvendëson besnikërinë ndaj Ataturkut dhe është shndërruar në kriter kryesor për një identitet të pranueshëm.

Është e drejta kushtetuese e çdo qytetari turk që të shërbejnë në institucionet e tyre qeveritare, në qoftë se ata janë të kualifikuar për të kryer një funksion të caktuar. Të akuzosh dikë që ka qëllime dashakeqe pa prova, është shpifje. Nëse njerëzit kanë frikë të zbulojnë (tregojnë)identitetin e tyre nga frika e hakmarrjes, atëherë ky është problemi i regjimit, jo problemi i njerëzve.

Për sa i përket diskursit tim, unë kurrë nuk kam advokuar apo mbështetur ndryshimin e regjimit në Turqi. Përkundrazi, 22 vite më parë, në vitin 1994, kam deklaruar publikisht që nuk do të ketë kthim mbrapa nga demokracia në Turqi, apo diku tjetër në botë. Ky ishte një parashikim dhe një angazhim për demokracinë. Media, të cilat tani mbështesin Presidentin Erdogan, më kanë kritikuar ashpër në atë kohë, dhe gati më kanë cilësuar dhe si të pafe. Në kohën kur ushtria dominonte politikën e brendshme gjatë viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000, jam akuzuar në gjykatat turke… Por, pavarësisht akuzave nuk është paraqitur as edhe një provë e vetme që tregon që unë kam mbështetur ndonjë regjim tjetër, përveç demokracisë.

Cila mendoni se do të jetë e ardhmja e lëvizjes tuaj tani pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit në Turqi dhe pas demonizimit të lëvizjes tuaj nga liderët turq?

Presidenti Erdogan duket i vendosur për të zhdukur të gjitha institucionet e themeluara dhe ngritura nga pjesëtarët e lëvizjes Hizmet dhe për të parandaluar çdo përpjekje mundshme në të ardhmen për të ngritjen e ndonjë institucioni të ri nga kjo lëvizje. Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Turqisë dhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ku Turqia është palë dhe nënshkruese e tyre. Por, për sa kohë udhëheqësit e botës nuk mbajnë një qëndrim të prerë me masa efektive kundër kësaj gjuetie shtrigash, në Turqi nuk do të ketë asnjë dinamikë të brendshme që të mund të ndalojë presidentin.

Miqtë dhe shokët tanë deri më tani kanë mbrojtur të drejtat e tyre me anë të protestave paqësore dhe në gjykatat turke. Tani edhe zyrat e zbatimit të ligjit, janë duke u bastisur dhe avokatët po arrestohen. Po pengohet e drejta themelore e qytetarëve për të mbrojtur veten në gjykatë. Qeveria e Erdoganit po bën gjithçka për të nxitur këta njerëz që të përdorin dhunën. Por, deri më tani ata rezistuar dhe ka ruajtur qetësinë dhe jam i bindur që do të vazhdojnë të veprojnë kështu edhe në të ardhmen. Disa pjesëtarë të lëvizjes Hizmet janë larguar nga vendi për të kërkuar mundësi për investime ose për punë profesionale jashtë vendit të tyre.

Kjo është një humbje e trishtueshme për Turqinë, por kjo është zgjedhja e vetme për disa njerëz. Prona private me vlera qindra miliona dollarë janë konfiskuar. Unë shpresoj dhe lutem që kjo çmenduri nuk do të zgjasë për shumë kohë.

Nëse qeveria së Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendos t’Ju ekstradojë në Turqi, do të jeni dakord me këtë vendimin?

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një histori të gjatë të mbështetjes së sundimit të ligjit dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, ata kanë një reputacion të respektuar në mbarë botën. Unë nuk e konsideroj se ka të ngjarë që ata do të braktisin këtë traditë dhe do të dëmtojnë reputacionin e tyre thjesht dhe vetëm sepse Presidenti Erdogan e kërkon me ngulm këtë gjë. Nëse në mënyrë të padëshirueshme çështja e ekstradimit vendoset mbi baza politike, unë e kam deklaruar që nuk do të jetë e nevojshme që të më detyrojnë që të largohem, por do të blej vetë biletën time dhe do të kthehem vullnetarisht pa m’u dridhur qerpiku.

Nuk jam aspak i shqetësuar për veten, por jam i shqetësuar për me këmbënguljen e vazhdueshme të Presidentit Erdogan për të rrezikuar marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dyja, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë lujtur role të rëndësishme në transformimin e Turqisë nga një regjim njëpartiak në një demokraci jo të plotë. Nëse marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n dëmtohen, personalisht nuk mendoj që nga kjo demokracia turke nuk do të përfitojë në asnjë mënyrë dhe asnjë rrethanë.

 

 

A është e vërtetë që ju dhe presidenti Erdogan dikur ishit miq dhe aleatë? Nëse po, çfarë i shkaktoi tensionet mes jush që kanë çuar në situatën e sotme?

Shumë vëzhgues dhe studiues e kanë cilësuar marrëdhënien tonë një aleancë, por në të vërtetë, ne kurrë nuk kemi qenë shumë afër njëri-tjetrit. E kam takuar atë dy ose tri herë, dhe të gjitha takimet e mia më të kanë qenë para se ai të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme me partinë e tij të re. Kur partia e tij kandidoi në zgjedhjet e përgjithshme, unë në atë kohë ndodhesha këtu, kështu që nuk ka votuar dot gjithsesi, por simpatizantë të lëvizjes Hizmet kanë mbështetur partinë e tij me votat e tyre dhe me prononcimet e tyre media.

Arsyeja e kësaj mbështetjeje është shumë e thjeshtë. Në prag të zgjedhjeve të vitit 2002 ata [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit] premtuan që të ndërmerrnin reforma të gjithanshme për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian, duke zbatuar reformat e nevojshme demokratike; rritjen e të drejtave dhe lirive të njeriut; integrimin më të mirë të Turqisë me botën; duke i dhënë fund korrupsionit publik, dhe marrjen e masave që do t’i jepte fund profilizimit politik të popullit nga qeveria dhe heqjen e masave diskriminuese. Unë dhe miqtë e mi i kemi mbështetur ata pikërisht për këto premtime.

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2011, ata premtuan një kushtetutë demokratike, e cila do të hartohej nga civilët dhe pa frikën e gjeneralëve ushtarakë. Por, pas fitores së zgjedhjeve, ata filluan të ndryshojnë çdo reformë demokratike të zbatuar më parë. Kushtetuta demokratike fillimisht u kushtëzua me përfshirjen e një presidence ekzekutive dhe pastaj u harrua plotësisht.

Në të kaluarën, kam mbështesin idenë e një sistemi presidencial, nëse ky sistem do të modelohej sipas shembullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose Francës apo dhe sipas modelit të vendeve të tjera, të cilat kanë kontroll dhe balancim të pushtetit (check and balance) ndaj presidentit. Por, propozimi i Erdogan ishte i ngjashëm me një regjim të sulltanit. Unë nuk mund të mbështes një sistem të tillë me vetëdije dhe ndërgjegje të pastër.

Z. Erdogan ushtroi presion ndaj meje dhe ndaj simpatizantëve të lëvizjes Hizmet për të mbështetur publikisht idenë e tij për një sistem presidencial. Ai e rriti presionin duke mbështetur alternativa të financuara nga qeveria, të ngjashme me institucionet e themeluara në lëvizja Hizmet, dhe pastaj filloi duke kërcënuar me mbylljen e tyre. Nëse ne do të kishim vepruar në përputhje me kërkesën e tij dhe do të tregoheshim luajalistë, tani do të ishim duke gëzuar favoret e qeverisë. Por, ne nuk pranuam dhe gjatë tri viteve të fundit po përballemi me zemërimin e tyre.

Ky mund të quhet dhe çmimi i pavarësisë. Ky në fakt është një çmim shumë i rëndë, por unë nuk kam asnjë keqardhje dhe nuk besoj që ndonjë nga shokët e mi të ndiejë keqardhje për këtë. Dhimbja ime e vetme është që vendi vazhdon të vuajë, sepse askush nuk mund t’i rezistojë ambicieve të tij të papërmbajtshme.

Nëse do të kishit mundësi që të flisnit me presidentin turk, Rexhep Tajjip Erdogan dhe Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tani, çfarë do t’u thonit atyre?

Nuk mendoj se Presidenti Erdogan do ta konsideronte të vlefshme që të fliste me mua. Në të kaluarën, kam bërë disa përpjekje për të kontaktuar me të nëpërmjet letrave, kryesisht për profilizimin që qeveria u bënte qytetarëve dhe çështjet e diskriminimit, ose përsa i përket çështjes së trajtimit të situatës së qytetarëve me kombësi kurde. Por, asnjë nga këto përpjekje nuk janë marrë seriozisht. Tani, unë vetëm i lutem Zotit që t’i japë maturi dhe urtësi që të mos rrezikojë të ardhmen e këtij kombi të madh.

Jam dëshmitar i përpjekjeve të vazhdueshme të Presidentit Obama për të ruajtur marrëdhëniet me Turqinë, pavarësisht sfidave dhe vështirësive për t’u marrë vesh me një udhëheqës autoritar. Marrëdhëniet SHBA-Turqi janë shumë të rëndësishme për të dy vendet, por më të rëndësishme për vetë Turqinë. Do të pikëllohesha nëse do të shihja që këto marrëdhënie do të përkeqësoheshin (prisheshin). Në të njëjtën kohë, veprimet dhe masat brenda vendit, të ndërmarra nga Presidenti Erdogan, po minojnë vlerat themelore demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

Jam i shqetësuar që, ndërsa përpjekjet për të ruajtur këto marrëdhënie vazhdojnë, toka mbi të cilën kjo marrëdhënie është e ndërtuar, po lëkundet dhe po fundoset. Sipas raporteve të medias që ndjek, grupet e dhunshme radikale si ISIS po marrin përkrahje të heshtur brenda Turqisë, manaxhimi i problemeve të sigurinë në lidhje me PKK-në [Partia e Punëtorëve të Kurdistanit] po shkakton viktima dhe vuajtje në rradhët e civilëve kurdë dhe ambiciet e Presidentit Erdogan për t’u bërë hero kombëtar, po kërcënojnë që të destabilizojnë më tej rajonin. Ka një rritje të theksuar të anti-amerikanizmit dhe mediat nën kontrollin e Presidentit Erdoganit po luajnë një rol kryesor për këtë.

Mënyra dhe rrugët për të mbajtur të gjallë marrëdhëniet, duke penguar Turqinë që të shndërrohet në një tjetër regjim autoritar të Lindjes së Mesme është një detyrë shumë e rëndësishme dhe imediate dhe shpresoj që ekipi shumë i aftë i ekspertëve të Presidentit do ta orientojnë atë në drejtimin e duhur për menaxhimin e kësaj sfide