Hahn: Kënaqësi të takojë Thaçin, diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës

23.01.2019 23:23:42

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Presidenti Thaçi në Davos është takuar me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Komisioneri Hahn pas këtij takimi ka shpërndarë një fotografi së bashku me Thaçin, ku ka thënë se ishte një kënaqësi që të takohesh me presidentin kosovar.

“Ne diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rrugën përpara në dialogun me Serbinë. Është në interesin gjeopolitik dhe ekonomik të BE-së që të ketë rajonin më afër”, ka shkruar Hhan.