Hahn: Komisioni Europian ka kënaqësinë të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së

13.08.2016 17:12:00

Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ka përgëzuar kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, në formimin e Qeverisë së re dhe tha se Komisioni Europian me kënaqësi të madhe të vazhdojë të ofrojë mbështetje në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian, shkruan Vecernje Novosti.

Në urimi i tij, Komisioneri Hahn, tha se është shumë e rëndësishme që qeveria serbe i kushtoj vëmendje të veçantë për reformat ekonomike, të cilat deri më tani kanë dhënë rezultate edhe më të mira se sa pritej, raporton Novosti.

Komisioneri vlerësoi gjithashtu kontributin e Serbisë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe me vendet fqinje në dy vitet e fundit.