Hahn: Serbia ka mbështetjen e Bashkimit Evropian në rrugën e integrimit evropian

08.09.2016 17:41:08

Komisioneri evropian për Politikë fqinjësore e zgjerim, Johannes Hahn ka thënë para vizitës së tij të nesërme në Beograd se Serbia ka mbështetjen e Bashkimit Evropian në çdo hap të procesit të reformave ambicioze dhe në rrugën e integrimit evropian.

Johannes Hhan do të vizitojë nesër dhe gjatë ditës së shtunë Beogradin, vizitë gjatë së cilës ai do të takohet me kryeministrin  Aleksandar Vuçiq dhe përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë.

Qëllimi i kësaj vizite thuhet të jetë diskutimi i hapave të mëtejshëm të Komisionerit për rrugën e Serbisë drejtë Bashkimit Evropian, i cili shprehu mbështetje të fuqishme për programin e reformave të BE-së dhe procesin e integrimit evropian të Serbisë, njofton Delegacioni i BE-së në Serbi, transmeton Indeksonline.

“Unë pres që takimi me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe ministrat e qeverisë së re, të cilët kanë shprehur përkushtimin e tyre për të vazhduar programin ambicioz të reformave dhe procesin e integrimit evropian. Dua t’ju siguroj edhe një herë se Serbia ka mbështetjen e Bashkimit Evropian në çdo hap përgjatë rrugës”, ka thënë Hahn në prag të vizitës përmes një deklarate.

 

“Ne duam të ofrojmë mbështetjen teknike dhe financiare në mënyrë që të vazhdojnë konsolidimin fiskal, të nxisë rritjen ekonomike dhe të sigurojë mundësi më të mira për bizneset, sidomos për ndërmarrësit e rinj dhe të rinjtë në përgjithësi”, ka shtuar Hahn.

Hahn do të përfundojë takimin e tij duke marrë pjesë në takimin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Serbisë dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi me titull “Anëtarësimi në BE dhë përmirësimi i klimës dhe biznesit në Serbi”.