Hahn: Shkupi duhet të ketë qeveri të re dhe reforma, rruga për në BE është e hapur

21.03.2017 14:54:32

Johannes Hahn, eurokomisioneri për zgjerim, është duke i mbajtur takimet e tij me partitë politike që kanë siguruar ulëse në përbërjen më të re të kuvendit të Maqedonisë.

Në profilin e tij në Twitter, Hahn thotë se rruga e BE-së është e hapur për Shkupin, por koha ecën. Hahn thotë se është i nevojshëm një qëndrim politik në vend të taktizimeve.

Eurokomisioneri Hahn thotë se Shkupi ka nevojë për qeveri të re dhe për reforma.

View image on Twitter