Hajnat e nxjerrun nga vetura një grua në Vushtrri, ia lidhin duart dhe ia grabisin portofolin

05.11.2020 10:26:58

Një akt kriminal ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Viktima e gjinisë femërore ka raportuar se persona të maskuar, me forcë e kanë nxjerrë nga vetura, nga ku më pas ia kanë lidhur të dy duart.

Të njëjtës, të dyshuarit janë kanë grabitur portofolin, ndërsa telefonin ia kanë thyer dhe janë larguar.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.