Hajnat e thejnë derën e xhamisë në Prizren, vjedhin para nga kasaforta

02.01.2020 11:57:18

Hajnat u zgjuan herët në qytetin e Prizrenit.

Dje rreth orës 06:20, persona të panjohur thyen derën e xhamisë në Prizren, shkruan lajmi.net.

Policia ka treguar se imami i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga kasaforta kanë vjedhur 60 euro.

Njësiti policor është duke e hetuar rastin.