Hajrullahu: Pozitive përfshirja e disa personave nga shoqëria civile në listat e subjekteve politike

06.09.2019 22:59:45

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini po debatohet për listat zgjedhore që pritet të propozojnë subjektet politike.

Muhamet Hajrullahu ka thënë se për dallim nga e kaluara kësaj radhe është shumë pozitive që në lista për deputetë janë disa persona që janë të përfshirë në demokratizimin e Kosovës.

“Po përmend disa emra. Besa Luzha besoj se është njëra nga ato që do të kontribuojë në këtë shoqëri nëse zgjidhet deputete. Në anën tjetër Migjen Kalmendi në PDK do t’i kontribuojë demokratizimit dhe gjithashtu do të jetë zë i fuqishëm në Kuvend. Edhe Valdete Idrizi nga PDK-ja do të jetë një kandidate e mirë ën Kuvend”.

Hajrullahu ka thënë se në Vetëvendosje ka pasur dy aderime të mira siç janë Haki Abazi dhe Mefail Bajqinovci që deri dje ka qenë në gazetari.

“Te LDK-ja nuk ka pasur aderime, por Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj janë vlera të shtuara në parti”.

Kryeredaktori i Telegrafi.com ka thënë se është befasuese pse Faton Topalli e Aida Dërguti nuk janë pjesë e listës AAK-PSD.

Hajrullahu ka thënë se është e çuditshme pse partitë e lënë orën 23:55 për t’i dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

“Mund të kuptojë kur kjo ndodh në formimin e koalicioneve pesë minuta para afatit, por jo edhe situatën e tanishme me lista”, tha Hajrullahu.