Hajrush Shoshi: KQZ ka zbuluar skemën e mashtrimit me votuesit me postë në Istog

07.12.2017 22:43:15

Hajrush Shoshi, duke iu referuar të dhënës që vetë KQZ-së se vetëm 85 nga rreth 1400 vota të konsideruara me postë, janë të regjistruara në institucionin që organizon zgjedhet.

Pjesën tjetër, quan vetëm fleta të mbushura nga rrjeti i krimit në Serbi e në Mal të Zi.

Pasi tërheq vërejtjen për mundësinë që Gani Dreshaj të dalë me ndonjë ide tjetër për vjedhjen e votave në Istog, konstaton se në këtë mënyrë ka dashur të marrë peng vullnetin e qytetarëve.

Ky është reagimi i z. Shoshi:

Sipas evidencës zyrtare, KQZ ka regjistruar vetēm 85 aplikacione për votim me postë, dëshmia më e mirë që kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, i quante vota të diasporës, nuk ishin asgjë më shumë, se fletë të mbushura nga rrjeti i krimit në Serbi e Mal të Zi.

Qytetarë të Istogut, ne nuk duhet të befasohemi kur Gani Dreshaj, të dalë prapë me ndonjë ide në lidhje me skema të reja per vjedhjen në tentativë të verdiktit popullor. Dreshaj synoi që përmes vjedhjës së votave të marrë peng për katër vite vullnetin qytetarë dhe të ardhmen e Istogut, ndërsa tani ai edhe për dhjetë ditë ka mbetur peng i skemës së tij, të zbuluar nga ne. Ky është letërnjoftimi i vërtetë i profilit politik të një mashtruesi!

A thua vallë, a është duke provuar Dreshaj këto ditë ta ndrrojë letërnjoftimin e profilit të tij, andaj bëhuni gati t’i shohim shkronjat dhe ngjyrat me të cilat do të na shfaqet ky kandidat, sot, nesër, kurdo!! Komik dhe qesharak, …