Hakan Calhanoglu denohet nga Uefa per 4 muaj

02.02.2017 23:26:59

Hakan Calhanoglu denohet nga Uefa per 4 muaj qe te mos luaj, Leverkusen i pafajshem ne kete mes mejithate ndjehet i pafuqishem!

Prapa këtij dënimi qëndron konflikti midis Hakan Calhanoglu-t dhe klubit turk Trabzonspor. Gjatë kohës në Karlsruhe SC në vitin 2011, Calhanoglu, si i vogël(ne moshen 17 vjec), arriti marrëveshje me Trabzonspor. Megjithatë, ai e vazhdoi kontratën në Karlsruhe SC dhe më pas iu bashkua Hamburger SV.

Andaj, Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) është pajtuar me FIFA-n se veprimet e lojtarit pasqyrojnë prishje të kontratës me Trabzonspor.

Leverkusen nuk është përfshirë në këto procedura, sepse lojtari kishte nënshkruar me Leverkusen disa vite pas incidentit. “Sigurisht, ne ndjejmë keqardhje për këtë vendim, i cili është krejtësisht i pakapshëm për ne,” ka thënë drejtori sportiv Rudi Voller.

“Është goditje e rëndë për Hakan, por edhe për ne gjithashtu. Edhe ne gjithashtu po ndëshkohemi, edhe pse Bayer Leverkusen nuk ka të bëjë me ndodhitë e vitit 2011. Tani do të përballemi me mungesën e një lojtari shumë të rëndësishëm në fazën kruciale të sezonit.”

Shefi ekzekutiv i Bayer 04, Michael Schade gjithashtu ka kritikuar vendimin. Përveç lojtarit, kjo gjithashtu ndikon edhe te klubi, i cili absolutisht nuk ka pasur rol te ngjarjet e asaj kohe. Fatkeqësisht ne kemi mbetur pa alternativa, por duhet ta pranojmë.” – ka thënë ai.