Haki Rugova: Dje komuna jonë u godit nga një erë e fuqishme e cila solli plotë dëme

18.01.2018 23:08:17

Kryetari i Istogut z. Haki Rugova përmes facebookut shprehet i shqetësuar për dëme qe i solli një erë e fortë komunës se tij.

 

Postimi i plotë i Haki Rugovës në facebook është:

Gjatë natës së mbrëmshme, komuna jonë është goditur nga një erë e fuqishme e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtëpi banimi, bujqësi dhe ka dëmtuar disa shtylla të energjisë elektrike.
Mëngjesin e sotëm kam formuar shtabin emergjent i cili ka dal në teren dhe është duke punuar për të verifikuar të gjitha dëmet e shkaktuara, i cili po ashtu do bëj vlerësimin e dëmeve për kompensimin e tyre. Po ashtu edhe ekipet e KEDS-it janë duke e kryer punën e tyre për rregullimin e rrjetit elektrik pasi disa fshatra që nga mbrëmë kanë mbetur pa energji elektrike.