Haki Rugova: Fadil Ferati personalitet i rëndësishëm për Istogun dhe për LDK-në!

30.01.2018 15:28:51

Kryetari i Istogut, z. Haki Rugova ka përkujtuar Fadil Feratin, ish-kryetarin e kësaj komune dhe ish-nënkryetar i LDK-së, me rastin e 8 vjetorit të vdekjes së tij.

Në një postim në faqen e tij në facebook, z. Rugova ka vlerësuar personalitetin e z. Ferati si një personalitet të rëndësishëm jo vetëm për Istogun, por edhe për LDK-në, dhe personalitet q[ ka dhënë shembullin si qeveriset komuna.

Më tej, z. Rugova ka thënë se rruga nëpër të cilën po ecim, është trashëgimi e Fadilit, që po mudohemi ta çojmë deri në fund.

Ky është postimi i plotë i z. Rugova:

Sot 8 vite pa Fadil Feratin

Fadili ishte një personalitet i rëndësishëm jo vetëm i Istogut por edhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai na ka dhënë shembull të mirë se si qeveriset komuna. Rruga nëpër të cilën po ecim është vlerë dhe trashëgimi e Fadilit dhe është rrugë të cilën ne po mundohemi ta dërgojmë deri në fund.
Gjithmonë krenar me veprën e tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.