Haki Rugova nënshkroi marrëveshje me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës

26.06.2018 23:22:59

Kryetari i Istogut, z. Haki Rugova është zotuar që çdo ditë e  më shumë Istogun ta bëj më të bukur.  Ai sot gjatë ditës nënshkroi një marrëveshje me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK), me vlerë 350,000.00€, për vazhdimin e punimeve në kompleksin memorial dhe muzeun “Ibrahim Rugova” në Istog. Dhe shumë shpejt pritet të nisin punimet e këtij Kompleksi.

Postimi i plotë i z. Rugova në facebook është:

Sot nënshkruam marrëveshjen me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës(AMKMK), me vlerë 350,000.00€, për vazhdimin e punimeve në kompleksin memorial dhe muzeun “Ibrahim Rugova” në Istog. Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës janë aprovuar 200,000.00€ ndërsa 150,000.00€ nga Komuna e Istogut. Fillimi i punimeve të memorialit dhe muzeut pritet të nisë shumë shpejtë. Më pas do të fillojmë punimet për vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova.