Haki Rugova priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci

20.07.2018 20:03:44

Kryetari i Istogut, Rugova,  sot priti në një takim punë  komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci,më të cilin biseduan për gjendjen e sigurisë në komunën e Istogut.

Postimi i plotë ne facebook i z. Haki Rugova

Sot pata kënaqësinë të pres në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci, me të cilin biseduam lidhur me gjendjen e sigurisë në komunën tonë si dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kemi me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për ofrimin e sigurisë për qytetarët tanë. Ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në të ardhmen bashkë me përkrahjen e komandant Salvatore Cuoci.