Haki Rugova: Sektori i bujqësisë më i rëndësishmi në komunën e Istogut

28.08.2018 17:07:17

Kryetari i Istogut, z. Haki Rugova mori pjesë në aksionin për shpërdarjen e pajisjeve bujqësore për bujqit e kësaj komune, e që u bë nga organizata “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” në kuadër të projektit “Mbështetje për stabilitet socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Në një postim në faqen e tij në facebook. z. Rugova konsderon se sektori i bujqësisë në këtë komunë është sektor më i rëndësishëm, si dhe ka theksuar se ka përkrahur këtë sektorë me subvencione dhe grante.

Ky është postimi i plotë i z. Rugova:

Sot, në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor” të organizatës Help-Hilfe zur Selbsthilfe që është duke u realizuar në komunën tonë, kemi bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për bujqit përfitues në kuadër të këtij projekti.

Sektori i bujqësisë në komunën e Istogut konsiderohet si sektori më i rëndësishëm nga aktivitet e përgjithshme ekonomike. Ne vazhdimisht kemi përkrahur bujqit me subvencione dhe grande për rritjen e kapacitetit ekzistues, e një përkrahje e tillë do vazhdojë me projekte të reja edhe në të ardhmen.