Haki Rugova u takua në Vienë të Austrisë me zevendësministren Silvia Maca

26.09.2018 00:50:03

Kryetari i Istogut, z.Haki Rugova,  ditë më parë ka realizuar  një takim pune me kompaninë Östap. Permes një postimi në facebook ai njofton që temë e takimit ishte projekti i “Ndërtimit të sistemit të ujit të pijes në zonën lindore “ të komunës së Istogut përmes kredisë së butë “Soft Loan”.

Postimi i plotë i z. Rugova në facebook:

Këto ditë isha në Vienë të Austrisë, për vizitë tek kompania austriake Östap, ku takova drejtorin gjeneral të kësaj kompanie z. Christoph Gierlinger, si dhe Zëvendës Ministren e Ministrisë së Financave të Qeverisë së Austrisë, znj. Silvia Maca. Temë e takimit ishte projekti i “Ndërtimit të sistemit të ujit të pijes në zonën lindore “ të komunës së Istogut përmes kredisë së butë “Soft Loan”.

Shumë shpejt pritet të nënshkruhet kontrata përfundimtare për fillimin e implementimit të këtij projekti për furnizim me ujë të pijes në zonën lindore të komunës sonë.