Hakuran, keni filluar t’i besoni mashtrimit tuaj !

08.12.2019 20:06:45

Nga: Fatmir Bajraj

Nese vërtetë si Vetëvendosje, parimisht dhe për qeshtje konceptuale refuzoni që posti i Presidentit të jetë target i negociatave me LDK-në n’formimin e institucioneve dhe Qeverisë, atëherë edhe LDK-ja duhet t’a akceptoj një qasje të tillë duke kerkuar modalitete tjera t’formimit të koalicionit qeverisës, dhe alkternativë e vetme do ishte : LDK-së, posti i Kryeministrit, dhe LVV-së, pozita e Kryeparlamentarit, pozitë kjo që i takon edhe me Kushtetutë të Republikës së Kosovës. Ngase “parimet” kanë çmim, dhe atë çmim duhet t’a paguaj LVV-ja si propozuese, dhe jo t’i imponohet LDK-së. Meq sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës : “Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë”, atëherë pas skadimit të mandatit të Presidentit aktual, të gjendet një konsensuale e klases politike. Sa i perket LDK-së, ajo nuk i ka për momentin ngurtësinë e parimeve të LVV-së, dhe është e gatshme t’i ndrroj pozicionet. Nëse LVV, nuk e ka për parime, por për mohimin e fuqisë politike të LDK-së, atëhrë këtë synim le t’a harron një herë e mirë dhe përgjithmonë.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPoezi: Llafet
Artikulli tjetërThumana disa ditë pas tërmetit