Halil Matoshi demanton kryeministrin, thotë se rasti Blakaj nuk rrezikon liberalizimin e vizave

25.08.2018 13:28:40

Halil Matoshi,  drejtor i zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet e fundit pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj.

Ky thotë se shefi i tij, në letrën dërguar Blakaj, kishte kërkuar raport vetëm për punën e ish Prokurorit Special Elez Blakaj, në zyrën e qeverisë.

Matoshi foli edhe letrën e Haradinajt të cilin i pari i qeverisë ua ka dërguar ambasadorëve për ti raportuar për rastin e ish prokurorit Blakaj.

Ish-publicisti Matoshi, tha se dorëheqja e Blakajt nuk do të ndikoj negativisht në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, deri sa i ka arsyetuar ofendimet e kryeqeveritarit Ramush Haradinaj, drejtuar ish prokurorit Elez Blakaj.

Ditë më parë Haradinaj prokurorin e dorëhequr Blakaj, që kishte ngritur aktakuzë për fryrje të listave të veteranëve, e kishte quajtur “hajn të pulave dhe pishpirik”, duke thënë se rasti i tij po ja rrezikon Kosovës liberalizimin e vizave.