Haliti për drejtorët politik: Janë nderë për arsimin në Viti

23.10.2020 23:52:31

11 nga 21 drejtorët e institucioneve arsimore në Viti e kanë pranuar se janë anëtarë të partisë së kryetarit, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në emisionin ‘Jeta në Komunë’, kryetari Sokol Haliti e ka ndjekur videon ku disa nga drejtorët e pranojnë që janë anëtarë të LDK-së, e disa nuk e tregojnë partinë.

I pyetur nga moderatorja Jeta Xharra se përse duhet që domosdoshmërishtë të ‘rreshtohesh’ në parti për t`u bërë drejtor, Haliti tha se drejtorët në fjalë janë shumë të kualifikuar për punën e tyre.

“Nuk qëndron se ne insistojmë në atë. Po ta them një realitet, shumica e tyre janë profesionalistë dhe të kualifikuar. Këta drejtor është nderë që i ka arsimi në Viti, eja shikoje shkollën e Smirës ka bërë në raport me drejtorin e PDK-së më herët”, theksoi Haliti.

Bekim Azizi asamblist nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se në Viti drejtorë bëhen vetëm anëtarët e LDK-së.

“Të partive tjera as që konkurrojnë sepse dihet aty, secili e dimi kush bohet drejtor i gjeni edhe njo dy vet për mu bo tre edhe me kalu konkursin”, tha ai