Hamilton e Mercedes ‘fluturojnë’ në provat e lira të Brazilit

11.11.2017 00:45:52

Ndonëse u shpall kampion për pilotë vetëm 2 javë më herët, Lewis Hamilton nuk ka ndërmend të pushojë, në 2 garat e mbetura. Piloti britanik i Mercedes ishte më i shpejti në provat e lira të Çmimit të Madh të Brazilit, ndërsa la pas makinën tjetër Mercedes, atë të drejtuar nga Valteri Bottas.

Në vendin e tretë u rendit piloti i Red Bull-it, Daniel Ricciardo, ndwrsa gjermani Vettel vendosi kohën e 4-t më të shpejtë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Raikkonen u rendit vetëm i 6-i.

Kampioni i botës duket se nuk i ka marrë ende pushimet për të festuar titullin e katërt kampion bote në F1, por kërkon të lërë ende gjurmë në këtë Botëror, ashtu si skuderia Mercedes, e cila gjithashtu ka fituar titullin për konstruktorë.