Hamilton i pakalueshëm, fiton në Gjermani

31.07.2016 15:51:35

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1, garë e zhvilluar në pistën e Hockenheim.

Në podium u ngjitën edhe dy makinat Red Bull, me Daniel Ricciardo që la pas shokun e skuadrës Max Verstappen.

Ndërsa Ferrari zhgënjen sërish, që e mbyll garën ashtu si e nisi, në vendet 5 e 6, me Vettel që la pas Raikkonen. Për Hamilton ky është suksesi i gjashtë sezonal, i katërti radhazi, paraqitje që e bëjnë pilotin britanik pretendentin kryesor për fitimin e Botërorit.

Mercedes mbetet makina më e mirë, e pakapshme nga rivalët, duke hipotekuar titullin për konstruktorë që në mesin e sezonit.