Hamilton niset i pari në Austin, Vettel pas tij

22.10.2017 00:52:36

Hamilton nuk ka toleruar aspak as në provat zyrtare për Çmimin e Madhe të Amerikës, duke arritur “pole position”.

Me kohën 1:33:108, britaniku i la të gjithë pas duke marrë “pole position”-in e 11 në këtë sezon dhe të 72-in në karrierë.

Më i shpejti pas britanikut ishte piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili pritet të bëjë maksimumin ditën e nesërme për të mposhtur Hamilton.

Bottas u rendit i treti, më pas Ricciardo, e nga vendi i pestë do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Raikkon.

Gara e 17 e këtij Botërori të Formula 1 do të jetë mbrëmjen e së dielës në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Top Channel.