Hamilton “pole”edhe ne Suzuka

07.10.2017 11:53:51

Mercedesi është aty përpara, rivalët nuk mund të krijojnë iluzione. E konfirmon Lewis Hamilton, i shkëlqyer me pole-position në Suzuka, rezultat që nuk lë dyshime mbi nivelin e njëvendëshes së tij, të paktën në provat kualifikuese të Cmimit të Madh të Japonisë. Anglezi lider i klasifikimit botëror, stampoi në kronometër kohën, 1’27”319, rekord i pistës për të koleksionuar pole position-in e 71 e karrierës dhe të 10 sezonal në 16 gara të zhvilluara.

Disi më i vakët rikthimi i Ferrarit të Vettel që do ta nisë garën nga radha e parë vetëm falë penalizimit me pesë vende të Bottas që u rendit i dyti me kohën, 1’27”651, por do të niset i 7-ti në radhë për ndryshimin e kambios, Me vendin e tretë për sa i përket kohëve Vettel nuk u shfaq në formë si në provat e para , ndoshta cështje edhe e temepraturave disi më të larta dhe pistës së ndryshme për shkak të shiut që kishte rënë gjatë natës, por mbi të gjitha për shkak të një Mercedesi në rritje të ndjeshme.

Në sulmin e tij Vettel nuk mund të shpresojë shumë te ndihma e Raikkonen, që u rendit i 6-ti, por do të niset i dhjeti për shkak të penalizimit për shkak të ndryshimit të transmisionit, ngushëllimi i vetëm mbetet që do të niset i dhjeti dhe jo i 11-ti pasi edhe Alonso është i penalizuar.

Në radhën e dytë do të jenë makinat e Red Bull, me Ricciardon dhe Verstappen që u renditën respektivisht në vendin e 3-të dhe të katërt, pastaj një vend i pestë i mirë për Ocon që lë pas shokun e tij të skuadrës Perez.