Hap “fals” i Bayernit

04.02.2017 18:11:08

Bayerni i Mynichut prej fillimit e deri në fund shfaqi lojë të zbehtë edhe inerte, Problemet e shfaqura në Freiburg dhe Bremen u harruan shpejt nga tifozët, sepse skuadra fitoi në të dyja rastet, por Bayern sot e kuptoi një herë e mirë se ka ende punë për të bërë, nëse do ta mbyllë sezonin me trofe. Kampionët e Gjermanisë u ndalën 1-1 nga Schalke 04, por lajmi më i keq në “Allianz Arena” nuk qe barazimi. Rekordmenët zhvilluan një lojë të dobët dhe i treguan trajnerit Carlo Ancelotti se disa korrigjime nuk do të ishin keq, sidomos sepse më 15 shkurt do të presin Arsenalin në Champions League.

Përkundër humbjes, Bayerni e kryeson kampionatin me 46 pikë të tubuara, 4 më shumë se njekësi më i afërt RB Laipzig, i cili sot e zhvillon ndeshjën, me fillim në ora, 18:30, në Signal Iduna Park me Borussia Dortmund.

Në ndeshjet e tjera, Borussia Mönchengladbach shkatërroi 3-0 Freiburg-un, Hoffenheim “luajti poker” (4-0) ndaj Mainz-it, teksa Hertha dhe Köln siguruan nga një 3-pikësh duke fituar minimalisht 1-0. /fokusi.org/