Hapat false dhe perëndimi i të majtës në Evropë

01.10.2016 19:10:37

Nga Paolo Valentino (Corriere della Sera)

Nga fundi i viteve nëntëdhjetë, pati një kohë kur u duk se e majta në Evropë ishte në gjendje të rinovohej, duke mbetur gjithësesi besnike ndaj vetvetes. Nën shtytjen e udhëheqësve si Tony Blair, Gerhard Schroeder, Romano Prodi, forcat progresiste u rikthyen të fi tojnë, duke treguar një rrugë të re, me sugjestionin e Rrugës së Tretë apo Neue Mitte, qendra e re pra, që premtonte korrigjimin e teprimeve stataliste të të kaluarës, duke pajtuar meritën dhe nevojën, sigurinë dhe demokracinë, mbrojtjen sociale dhe bilancet e shëndoshë. Njëzetë vite më vonë, si në një roman të Alexandre Dumas, moskëtierët e të majtës evropiane rrinë ulur mbi një peisazh rrënojash. Qofshin apo jo në qeverisje, pesha e tyre elektorale është në rënie të lirë, zgjedhësit tradicionalë (punëtorë, intelektualë, populli vullnetar) që u kanë kthyer shpinën, të vullkanizuar në abstenim apo të tërhequr prej sirenave të alternativave ekstreme apo atyre kundër sistemit, si në të majtë edhe në të djathtë. Në Spanjë, ka “luftë civile” brenda socialistëve. I riu Pedro Sanchez e ka udhëhequr partinë e Felipe Gonzalesit drejt rezultatit më të keq të të gjitha kohëve…Në Britaninë e Madhe, establishmenti laburist dridhet duke dëgjuar notat e Flamurit të Kuq, që shoqëruan rizgjedhjen në krye të partisë të Jeremy Corbinit, profet i një socializmi të shekullit XXI, neo-statlist, antiglobalist, pacifist dhe proteksionist. Sondazhet parashikojnë që nën udhëheqjen e tij, Labour Party, partia e Attlee, Blairit dhe Brounit rrezikon pothuaj zhdukjen… Në France, Francois Hollande ka mbajtur mbi të gjitha premtimet e të tjerëve, duke zgjedhur të ecë në hullinë e qeverive të qendrës së djathtë, në këmbim të një ngrohje në diell në krah të Angela Merkelit. Gjendet tashmë me popullaritetin më të ulët që ka patur ndonjëherë një president francez, qysh kur ekzistojnë sondazhet, si dhe një radhë sfidantësh në të majtë, që duan vendin e tij. Socialdemokracia gjermane është hija e vetvetes, në krizë udhëheqjeje, përmbajtjeje, mbështetjeje. E futur në Grosse Koalition, PSD pa që t›i merrej mu përpara syve platforma e vet elektorale, e cila u bë ajo e Zonjës Merkel, që nga dalja prej bërthamores tek imigrantët, e deri tek paga minimale. Dhe nëse është e vërtetë që Jezusi ka vdekur dhe Karl Marks ka vdekur, as Matteo Renzi nuk ndihet (politikisht) shumë mirë. I vetmi udhëheqës i majtë i një vendi të madh europian deri tani fi tues, përgatitet që të përballet me Kepin e Shpresës së Mirë të referendumit kushtetues, me një parti të ndarë dhe kundër një koalicioni surreal, ku politika dhe antipolitika shtrëngojnë duart për t›i shpallur luftë. Por kriza e të majtës evropiane nuk është vetëm shumatorja e rasteve të shteteve (mund të shtojmë Greqinë, Holandën, Austrinë). Eshtë një krizë identiteti, e prodhuar nga ajo që ish-ministri i Jashtëm Gjerman, Joschka Fischer e quan «paaftësia për të gjetur një recetë ekonomike vërtetë të re, në kushtet e ndryshme që na janë imponuar tashmë prej globalizimit dhe migrimeve ndërkombëtare. E majta në qeverisje në Evropë ka bërë premtime që nuk mundej ti mbante. Nuk ka penguar rritjen e pabarazive sociale. Ka nënvlerësuar, për shkak të një ndërgjegje të keqe ideologjike, impaktin e imigrimit mbi klasat popullore, qe e shohin veten viktima te keqkuptuara. Dhe ka treguar në Evropë nje projekt mbrojtës, i cili nuk eshtë perceptuar si i tillë, duke pësuar refl uksin e dhunshem te naclonalizmave. Rezultati është shkatërrimtar: shkëputja nga baza e vet elektorale tradicionale, transformimi i partive të majta në parti të elitës. Sot është e pamundur t›i përgjigjesh pyetjes, nëse e majta në Evropë do të dijë të ringrihet shpejt, apo nëse rrezikon të përshkojë të gjithë shkretëtirën, jo domosdoshmërisht me fund të lumtur. Kanë të drejtë ata që i konsiderojnë të pakuptimta etiketat e majtë-e djathtë, përballë rreshtimit politik që vë përballë njëri-tjetrit humbësit dhe fi tuesit e globalizimit? Apo përballë ndryshimit të paradigmës, është i nevojshëm një revolucion intelektual, që të rishikojë pikësëpari cilësinë e rolit publik, nacional apo mbinacional, pra alfa dhe omega e vërtetë e çdo recete progresiste? Është një prej ligjeve themelore të historisë – e mbyllte Stefan Cvajgu tek “Bota e djeshme” – që ajo i pengon bashkëkohësit, të dallojnë lëvizjet e mëdha që përcaktojnë epokën e tyre.