Hapen dosjet e regjimit komunist, e para është një femër e njohur e internuar

25.01.2017 15:40:12

Persekutimi dhe vdekja e Mysine Kokalari, gruaja intelektuale, disidentes së burgosur e internuar nga diktatura do të jetë dosja e parë që do të hapet nga Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit.

Do gërmohet në një heshtje shumë vjeçare. Dorëzimi i dosjes  do të bëhet më 10 shkurt, ditën që përkon dhe me ditëlindjen e saj .

Shifrat

Do të jenë rreth 212 mijë dosje  të ish sigurimit të shtetit,

250 mijë kartela personash,

15 mijë dosje hetimore gjyqësore

21 mijë dosje të pëndjekjes.

Disa dhjetra milionë faqe të dokumenteve të ish sigurimit që janë bërë për as 3 milionë banorë

Drejtuesja e këtij autoriteti tha se sot ishte bërë kërkesë për pastërtinë e figurës së tre personaliteteve, raporton ora news.

Gentiana Sula: “Njëri që është për një detyrë shumë të lartë shtetërore dhe dy që janë për raste medaljesh. Do jemi tërësisht gati të japim përgjigjen brenda kohës që ka kërkuar ky institucion

Musine Kokalari- Musine Kokalari lindi më 10 Shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë.

Në vitin  1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në

Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nana plakë” në vitin 1939.

Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.

Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth Vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie.

E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri.

Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.