Hapet ekspozita ‘Shkupi 63 tura virtuale ekspozuese’

27.07.2016 12:26:45

Në kuadër të shënimit të 53 vjetorit të tërmetit katastrofik, që në vitin 1963 ndodhi në kryeqytet, mbrëmë u hap ekspozita “Shkupi 63 tura virtuale ekspozuese”.

Ekspozitën e hapi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

“Madje edhe pas 53 viteve të momenteve më tragjike të së kaluarës më të afërt të Qytetit të Shkupit, në shumë familje të Shkupit janë të pashlyeshme kujtimet e mëngjesit të 26 korrikut 1963. Në një dridhje të fuqishme prej 17 sekondash, u shuan 1.070 jetë, mijëra familje i humbën shtëpitë e tyre, në mënyrë të përhershme apo të pjesshme u shkatërruan një numër i madh i objekteve me karakter publik, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e rrugëve ishin pothuajse të pakalueshme”, përkujtoi Trajanovski në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

Kjo ngjarje drithëruese, siç tha, e shënoi fillimin e një zhvillimi të ri, urbanizimi, pikëpamje të re për të ardhmen e qendrës ekonomike dhe administrative të vendit.

Sivjet Muzeu filloi me prezentimin digjital – virtual të koncepteve konvencionale ekspozuese, me çka do t’u ofrojë qytetarëve numër më të madh të informacioneve. Koncepti virtual i prezentimit të materialit të muzeut vazhdimisht do të plotësohet me koncepte të reja të ardhshme me çka do të krijohet bazë për krijimin e Muzeut virtual më 26 korrik. Në këtë mënyrë të gjitha iformacionet dhe lëndët të cilat Muzeu i Qytetit të Shkupit i grumbulloi viteve të kaluara do të jenë në dispozicion për qytetarët e botës njëjtë sikurse edhe për qytetarët e Maqedonisë, të prezentuar në disa gjuhë botërore.

Ekspozita është pasuruar me gjëra të cilat i plotësojnë informacionet për tragjedinë e Shkupit, duke iu falënderuar bashkëpunimit me Muzeun e Qytetit të Shkupit me Observatorin sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror Shkup, Kinotekës së Maqedonisë, Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe ambasadat e Spanjës dhe Bullgarisë dhe Konsullit të përgjithshëm të Mbretërisë së Danimarkës.