Hapet konaku për ngushëllime për dhëndrin nga Maqedonia dhe krahun e djathtë të Erdogan, Erol Olçak

27.07.2016 15:05:56

Në Shkup është hapur konaku për ngushëllime për Erol Olçak dhe të birin e tij Abdullah Tayyip Olçak, të cilët humbën jetën gjatë tentativës së pasuksesshme për grusht shteti në Turqi.

Ngushëllimet e të afërmve në konakun e hapur në Shkup për dhëndrrin nga Maqedonia Erol Olçak dhe të birin e tij Abdullah Tayyip Olçak të cilët humbën jetën kur ushtarët hapën zjarr ndaj qytetarëve në urën e Bosforit, ku kishin shkuar në shenjë reagimi kundër tentativës për puç nga FETO, i pranoi vjehrri i Erol Olçakut.

Një nga vizitorët e konakut ishte edhe Ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendil, i cili u shpreh se tentativa e 15 korrikut dështoi për shkak të qëndrimit të guximshëm dhe të vendosur të qytetarëve të lavdishëm turq, megjithatë, ndihet i pikëlluar për dëshmorët e rënë.

“Rënia dëshmorë e personave për të cilët kemi ardhur ti shprehim ngushëllimet sot, Erol Olçakut dhe birit të tij që ishte një fidan i posaçelur, na ka mërzitur shumë. Me këtë rast, lus Zotin për mëshirë ndaj atyre që humbën jetën dhe t’u japë durim familjeve dhe të afërmve”, u shpreh Şölendil, duke iu uruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Në konakun për ngushëllime për dëshmorët Erol Olçak dhe Abdullah Tayyip Olçak të hapur në shtëpinë e vjehrrit të Erolit në Shkup, u lexua Kur’an dhe u bën lutje për ata që humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi.