Hapet Konsullata e përgjithshme e Kosovës në Hamburg

15.12.2019 12:37:19

Mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë është përuruar Konsullata e Përgjithshme e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ku edhe ka thënë se kjo është përuruar me qëllim forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, ofrimin e shërbimeve më të mira dhe efektive konsullore për diasporën tonë që jeton në zonën përreth Hamburgut dhe Gjermanisë veriore dhe të promovojmë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare.

Sipas Pacollit, kjo është për pak ditë Konsullata e Përgjithshme e dytë pas Dusseldorfit që hapim në Gjermani si pjesë e zgjerimit të rrjetit diplomatik dhe konsullor të Kosovës në Gjermani që të jenë më afër diasporës sonë.

“Tani Kosova përfaqësohet përmes Ambasadës së saj në Berlin dhe Konsullatave të Përgjithshme në Hamburg, Dusseldorf, Stuttgart, Munchen dhe Frankfurt në të gjitha cepat e Gjermanisë dhe me afër qytetarëve tanë që jetojnë në Gjermani”, ka thënë ai.