Për herë të parë në qytetin bregdetar të Durrësit po zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip, dedikuar plotësisht fjalës shqipe.
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako deklaroi se Panairi i Librit është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Durrës dhe ai do të kthehet në një traditë për qytetin bregdetar.
Në këtë panair, janë ofruar shumësi e titujve të ndryshëm për të gjithë lexuesit e interesuar.
Organizimi i tij është ngjarja më e madhe kulturore sa i përket librave që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë.