Hapet Qendra e Mjekësisë Familjare në Tophane (Foto)

14.09.2016 17:54:37

Sot, Komuna e Prishtinës hapi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tophane, në objektin ku më parë ka qenë e vendosur Gjykata e Qarkut.

Sipas një njoftimi për media, në hapje të kësaj qendre përveç Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, si dhe Drejtorit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tophane tanimë janë sipas standardeve më bashkëkohore. Duke e pasur parasysh edhe angazhimin e stafit profesional, tani e tutje qytetarëve do t’iu ofrohen shërbime shumë më cilësore”, thuhet në njoftim.